Fillon lufta kundër mushkonjave që transmetojnë Zikan NULL NULL 26.10.2016 17:26 26.10.2016 17:26 Shkencëtaret janë duke planifikuar që të lëshojnë një armatë të miliona mushkonjave të modifikuara në zonat e Brazilit dhe Kolumbisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Ata kanë deklaruar që ky veprim i pazakontë ka për qëllim që të ofroj një mbrojtje revolucionare kundër sëmundjeve me zanafillë tek mushkonjat, siç janë Zika dhe chikungunya. Mushkonjat e modifikuara janë infektuar me insektin Wolbachia i cili ulë aftësinë e tyre për të shpërndarë virusin tek njerëzit. Projekti 18 milion dollarësh, është financuar nga një ekip ndërkombëtarë i donatorëve, duke përfshirë edhe fondacionin e Bill dhe Melinda Gates.