Fillon FIBA U16 European Challangers, të gjitha ndeshjet e Kosovës transmetohen në Artmotion NULL NULL nga Arbon Flugaj 16.08.2021 14:54 nga Arbon Flugaj 16.08.2021 14:54 Pas startit të furishëm me futboll, kjo javë në platformën numër një në vend, Artmotion rikthen edhe sportin atraktiv të basketbollit dhe përfaqësuesen kosovare të grupmoshave U-16 në basketboll. Nga e hëna në të premtën talentët e rinjë kosovar që paraqiten nën drejtimin e trajnerit Dritëro Sefaja do të zhvillojnë duelet e tyre në këtë kampionat që mbahet në Prishtinë. Pjesë e grupit të “Dardanëve” janë edhe Malta, Gjibraltari, Moldavia, Shqipëria dhe Luksemburgu. Përfaqësuesja e jonë ka një organikë mjaftë të pasur me talentë të rinjë që luajnë në vende të ndryshme evropiane teksa pritet që të kemi një plasman të mirë nga kjo garë. Të gjitha ndeshjet e Kosovës U-16 në FIBA European Challangers do të transmetohen në kanalet e Art Sport. Orari i ndeshjeve: E HENE, 17:00 Basketboll: U16 European Challengers Malta – Kosova ART SPORT 3 E MARTE, 17:00 Basketboll: U16 European Challengers Kosova – Moldavia ART SPORT 1 E MERKURE, 17:00 Basketboll: U16 European Challengers Gjibraltari – Kosova ART SPORT 1 E PREMTE, 17:00 Basketboll: U16 European Challengers Kosova – Shqipëria ART SPORT 2 E SHTUNE, 20:00 Basketboll: U16 European Challengers Luksemburgu – Kosova ART SPORT 3