Fillojnë hetimet për policen pas pretendimeve të qytetares se u ofendua nga ajo NULL NULL 24.10.2020 13:09 24.10.2020 13:09 Policia e Kosovës thotë se ka filluar të trajtojë rastin e e një qytetareje nga Prishtina që pretendon se është ofenduar dhe sulmuar nga një police derisa i ka shqiptuar një gjobë për mosmbajtje të maskës. “Lidhur me shkrimet dhe pretendimet e qytetares, Drejtoria për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së Kaluarës e PK-së, ka filluar trajtimin e rastit dhe varësisht nga të gjeturat gjatë hetimit do të ndërmerr veprime komfor udhëzimeve të brendshme administrative”, thuhet në njoftimin e Policisë. Elona Mehmeti thotë se policja e ka ofenduar me fjalët “oj ti me buzë t’fryme a e din që me të ra virusi t’i shfryn buzët”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë