Fillimi dhe fundi i Modriqit dhe Messit – 16 vjet më vonë (VIDEO) NULL NULL 13.12.2022 09:49 13.12.2022 09:49 Më 1 mars 2006 ata u takuan në një ndeshje Argjentinë-Kroaci ku Luka Modriq bëri debutimin e tij dhe Lionel Messi shënoi golin e tij të parë. Në vitin 2006, Italia fitoi Kupën e Botës dhe kjo e ndihmoi Fabio Cannavaron të fitonte Topin e Artë, shkruan marca.com, transmeton Klan Kosova. Dy lojtarë të rinj, njëri nga qyteti Rosario i Argjentinës dhe tjetri nga Zara e Kroacisë, nuk kishin hyrë ende në garë për të fituar një çmim të tillë: Leo Messi, i cili tani ka shtatë Topa të Artë dhe Luka Modriq, i cili ka fituar një. Sonte të dy këta ndeshen sërish në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Botëror. Ndeshja fillon në orën 16:00. Klikoni KËTU për ta parë ndeshjen e zhvilluar në vitin 2006. klankosova.tv