Filiqi futi Shalën në Opel, pastaj e zhduku (VIDEO) NULL NULL 25.11.2024 20:13 25.11.2024 20:13 Nisja e zbardhjes së fatit të familjarit të tyre, 25 vjet pas, mërziti jo pak. Familjarët e mjekut Hafir Shala, i cili rezulton i zhdukur që një çerekshekull erdhën sefte këtë të hënë në Gjykatën Themelore, në Prishtinë. Si palë e dëmtuar këta po marrin pjesë në seancën e dytë të gjykimit të Sllavisha Filiq, që si ish-pjesëtar i Sigurimit Shtetëror Serb, akuzohet se ka gisht në zhdukjen e Shalës, i cili vetë i treti po udhëtonte nga Drenasi për në kryeqytet, 10 prillin e 1998-ës. Ngjarja e kësaj dite është e përshkruar në aktakuzën e Prokurorisë Speciale që është ngritur në shtator 2023 ndaj Filiqit, që nuk ishte prezent në sallë. Në aktin akuzues thuhet edhe se, mjeku që po shkonte për të marrë ilaçe, është rrahur e torturuar psiqikisht e fizikisht. Por, këto pretendime janë të paqena sipas mbrojtjes së Sllavisha Filiq që ngarkohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”. Kronikë nga Bardha Shala *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025