Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Filipinet dhe Indonezia i shpëtojnë cunamit pas tërmetit 7.4 ballë

NULL NULL
10.10.2025 08:08

Rreziku nga cunami është larguar për Filipinet dhe Indonezinë, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi rajonin jugor të Filipineve të premten në mëngjes.

Tërmeti u regjistrua në orën 09:43 me orën lokale, në ujërat pranë rajonit Mindanao, në një thellësi prej 23 kilometrash, sipas Qendrës Kombëtare të Paralajmërimit për Tsunami të ShBA-së, raporton Aljazeera, transmeton Klankosova.tv..

Menjëherë pas lëkundjeve, autoritetet në Filipine dhe disa zona të Indonezisë lëshuan paralajmërime për cunami, duke kërkuar nga banorët e zonave bregdetare të largoheshin drejt vendeve më të larta.

Instituti Filipinas për Vullkanologji dhe Sizmologji bëri thirrje urgjente për evakuim në jug dhe qendër të vendit, ku parashikoheshin valë mbi 1 metër të larta.

Megjithatë, sipas Qendrës së Paralajmërimeve për Tsunami në Paqësor me seli në Honolulu (Hawaii), rreziku u largua rreth dy orë pas tërmetit, dhe priten vetëm luhatje të lehta të detit në vijim.

Në Indonezi, rajonet veriore të Sulawesi dhe Papuas lëshuan gjithashtu paralajmërime, por valët e parashikuara nuk i kaluan 50 cm.

Deri më tani nuk raportohet për viktima, por në rrjete sociale janë publikuar video që tregojnë dëme në ndërtesa dhe infrastrukturë, veçanërisht në qytetin Davao.

Nxënësit dhe banorët janë parë duke u evakuuar nga shkollat dhe ndërtesat publike menjëherë pas tërmetit.

Presidenti Ferdinand “Bongbong” Marcos Jr. deklaroi se qeveria është duke vlerësuar gjendjen në terren dhe ka urdhëruar të gjitha agjencitë përkatëse të marrin masa të menjëhershme.

lajme të ngjashme