Filarmonia e Kosovës do të performojë sonte në Tajlandë NULL NULL 23.06.2023 13:38 23.06.2023 13:38 Filarmonia e Kosoves Bashkëpunimi në mes të Orkestrës Simfonike Mbretërore të Bangkokut dhe Filarmonisë së Kosovës do të prezantojë potencialin muzikor të Kosovës përpara publikut tajlandez. Koncerti i natës së sotme do të jetë nikoqir i solistëve dhe interpretuesve të Kosovës, kjo me sopranon Besa Llugiqi e violinisten Sihana Badivuku si soliste, me Visar Kuçin si koncert-mjeshtër në koncertin e dirigjuar prej Toshio Yanagisaëas, dirigjent nderi i Filarmonisë së Kosovës. Në këtë koncert do të interpretohen mes tjerësh edhe “Simfonia nr. 2” e Kreshnik Aliçkajt dhe “Baresha” e Rexho Mulliqit. “Koncerti i miqësisë Tajlandë-Kosovë” mbahet sonte nga ora 19:30 në Qendrën Kulturore Tajlandeze. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS