Figo i del krah Mohurinhos NULL NULL 17.12.2015 20:41 17.12.2015 20:41 Ish-ylli i Real Madrid, Luis Figo ka thënë se ka qenë pikëllues momenti kur ka dëgjuar se Jose Mohurinho është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Chelseas. Portugezi ka thënë se cilësitë e “The Special One” asnjëherë nuk duhet të vihen në dyshim, pavarësisht se ai është shkarkuar. Figo i cili ishte nën urdhrat e Mohurinhos tek Interi, ka thënë se shpreson që Mohurinho të kalojë këtë periudhë të vështirë. “Është një lajm pikëllues. Jam i pakënaqur sepse si një mik i mirë i Jose atij ia dua më të mirën”. “Por kjo është jeta e trajnerit, varet nga rezultatet. Është shqetësuese vërtet kur je kampion në fuqi dhe këtë vit gjendesh në një situatë të tillë”. “Por cilësitë e Jose nuk janë për t’i vënë në dyshim. Mendoj se kjo është vetëm një periudhë e mungesës së rezultateve. I uroj më të mirën dhe ta kalojë sa më shpejtë këtë periudhë”, ka thënë Figo, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.