Fieri shënon rritje të fluksit të votuesve NULL NULL 11.05.2025 11:50 11.05.2025 11:50 Në Fier ka nisur me kohë procesi i votimit qysh nga ora shtatë e mëngjesit dhe ka pasur një fluks të shtuar të votuesve, deklaroi gazetarja e ABC News, Gerta Bogdani, në një lidhje direkte për Klan Kosova. Ajo përmendi rastin që atje është shënuar një incident pasi disa kandidatë janë futur në qendra të votimit, e që sipas kodit zgjedhor ky veprim përbën shkelje sepse kandidatët këtë gjë e kanë të ndaluar. Pjesëmarrja ne votime në Fier deri më tani regjistrohet me 14.7 %.