FFK: Punimet në stadiumin “Adem Jashari” po zhvillohen me ritëm të lartë (VIDEO) NULL NULL 12.04.2024 12:57 12.04.2024 12:57 Federata e Futbollit e Kosovës, ka publikuar pamje të renovimit të Stadiumit Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. Ky stadium pas rinovimit do të jetë i kategorisë së katërt të UEFA-s. FFK-ja thekson se punimet në stadium janë duke u zhvilluar me ritëm të lartë. “Punët në këtë stadium janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Investitor i punëve në këtë stadium është MKRS”, thuhet në njoftim.