FFK-ja e refuzon ankesën e Ballkanit, e konsideron të ‘pabazuar’ - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FFK-ja e refuzon ankesën e Ballkanit, e konsideron të ‘pabazuar’

NULL NULL
28.03.2023 17:57

Komisioni për Ankesa në Federatën e Futbollit të Kosovës e ka refuzuar kërkesën e klubit të Ballkanit.

Klubi nga Suhareka ishte dënuar për shkak të incidentit në javën e xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës, për ‘lëshim në organizim të ndeshjes’, me 1500 euro.

Pa dënime nuk kishin shpëtuar edhe kryetari i klubit Arsim Kabashi me gjobë prej 1000 euro, menaxherin Idriz Hajrizin me 500 euro, trajnerin Ilir Dajan me 1000 euro dhe drejtorin sportiv Nderim Nexhipi me 300 euro.

FFK-ja në thotë se komisoni për ankesa pas mbledhjes së mbajtur ka konstatuar se vendimi është i drejtë.

“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Haki Xhemajli kryetar, Sitki Baftiu dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 27.03.2023 shqyrtoi ankesën e FC ”Ballkani” me nr Reference 1274/1 datë 09.03.2023, e cila ka atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor të datës 03.03.2023. Komisioni Disiplinor –shkalla e parë për shkak të inicidentit në ndeshjen të xhiros së 22-të të Albi Mall Superligës, Ballkani-Dukagjini ka dënuar FC “Ballkani” me gjobë prej 1500 euro (lëshim në organizim të ndeshjes), presidentin e klubit Arsim Kabashi me gjobë prej 1000 euro, Nd/menaxherin Idriz Hajrizi me gjobë prej 500 euro dhe me 3 (tre) ndeshje zyrtare të organizuara nga FFK pa të drejtë të ushtrim të detyrës zyrtare, kryetrajnerin Ilir Daja me gjobë prej 1000 euro si dhe drejtorin sportiv Nderim Nexhipi me gjobë prej 300 euro. Pas shqyrtimit të të gjithë dokumentacionit dhe provave tjera shtesë, Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë mori këtë

VENDIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 27.03.2023 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara konstatoi se vendimi i Komisionit Disiplinor –shkalla e pare 03.03.2023 është i drejtë dhe Vërtetohet, ndërsa ankesa e FC“ Ballkani ” refuzohet si e pabazuar.

ARSYETIM

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, pas shqyrtimit të ankesës dhe provave mori këtë vendim bazuar në nenin 119 pika A të Rregullores Disiplinore. Bazuar në të gjitha të dhënat dhe materialet e disponuara nga Komisioni i Garave dhe Komisioni Disiplinor-shkalla e parë si dhe deklaratave të personave zyrtar të ndeshjes arriti në përfundim se vendimi i Komisioni Disiplinor –shkalla e parë është i drejtë”.

FFK-ja shtoi se pala e pakënaqur në këtë vendim ka të drejtë ankese drejtuar Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës në mbrojtje të Rregullores (ligjshmërisë) në afatin kohor prej tetë ditëve nga e publikimit të vendimit në uebfaqen zyrtare të FFK-së.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.