Fetahu dhe Dushku në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës NULL NULL nga Jon Ajeti 01.10.2021 17:33 nga Jon Ajeti 01.10.2021 17:33 Kryetari i Federatës së Basketbollit, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, do të marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të FIBA Evropës, që do të mbahet gjatë fundjavës në Sarajevë të Bosnjë Hercegovinës Në këtë Asamble, krerët FIBA Europe do të raportojnë për punën një vjeçare dhe sfidat me të cilat janë përballur gjatë periudhës së pandemisë . Teksa, drejtuesit e FBK-së do ta shfrytëzojnë pjesmarrjën në Asamble që të zhvillojnë takime me krerët e federatave të tjera për të shkëmbyer përvojat në projekte të ndryshme.