Festohet Pavarësia e Kosovës në Beograd, Arifi thotë se shumë serbë e kanë kuptuar realitetin (VIDEO) NULL NULL 27.02.2024 23:58 27.02.2024 23:58 Nagip Arifi Kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, tha se gjatë festimit të pavarësisë së Kosovës në Beograd, te qytetarët e thjesht nuk është vërejtur ndonjë shenjë që tregon pakënaqësi. “Edhe pse ishte një numër i madh pranë asaj ndërtese qytetarëve të thjesht nuk u është vërejtur ndonjë jo simpati. Ka pasur një numër i madh i forcave policore por kanë qenë në rroba civile, të cilët kanë vëzhguar se kush del nga ajo ndërtesë”, tha ai. I pyetur se a beson se do të ketë ndonjë penalizim për shkak të pjesëmarrjes së tij, ai tha se nuk mendon se diçka e tillë do të ndodh. “Jo aspak nuk kemi frikë në atë drejtim, Republika e Kosovës është e pathyeshme dhe serbët çfarë duan le të mendojnë, por të them të drejtën një numër i madh i tyre e ka kuptuar realitetin, por edhe ndoshta kanë frikë ta thonë publikisht”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ahmeti: Kushdo që bëhet ministër i Jashtëm, është mirë mos me ra shumë n'sy të ShBA-së (VIDEO) 4 orë më parë