Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Garë titanësh për “Palmën e Artë”

NULL NULL
14.05.2015 13:26
Mes prodhimeve kinematografike të shumëpritura është debutimi i aktores Natalie Portman si regjisore me filmin “Rrëfenjë dashurie dhe errësire”, një version i Makbethit të Shekspirit, nën interpretimin e Michael Fassbender dhe filmi më i fundit i Woody Allen, ‘Njeriu irracional”. Pjesë e festivalit do të jetë edhe dokumentari i shumëpërfolur i këngëtares Amy Winehouse, i mohuar nga familja, pasi sipas tyre tregon një histori të shtrembëruar të së vërtetës.

Të mërkuren ka nisur edicioni i 68-të i Festivalit të Filmit në Kanë, i cili nuk u hap me një film me metrazh të gjatë hollivudian, por me një dramë franceze me regji nga Emmanuelle Bercot.

Filmi i saj “La Tete Haute”, ku luan aktorja e njohur Catherine Deneuve, i jep Bercot-ës nderin e dyshimtë si e para grua që hap Festivalin e Kanës qysh prej vitit 1987 nga Diane Kurys.

Në fakt ka një sërë propozimesh sfiduese të filmave europianë në konkurrim për “Palmën e Artë”, përfshirë regjisorë si Paolo Sorrentino, Nanni Moretti dhe Yorgos Lanthimos.

Michael Fassbender dhe Natalie Portman janë mes yjeve që marrin pjesë. Gjithashtu, aktorët Cate Blanchet dhe Matthew McConaughey do të shfaqen gjatë eventit i cili zgjat 12 ditë.

Sienna Miller dhe Jake Gyllenhaal do të ulen në karriget e jurisë, e cila kryesohet nga Joel dhe Ethan Coen.

Juria e çmimeve drejtohet nga vëllezërit Coen dhe përfshin gjithashtu aktoret Sienna Miller dhe Jake Gyllenhaal. Janë 19 filma që do të garojnë për çmimin “Palma e Artë”.

Franca është e përfaqësuar më së miri në garën për çmimin e madh të festivalit me 5 nga 19 filmat konkurrentë për “Palmën e Artë”. Përzgjedhja e filmave konkurrentë është kritikuar mjaft këtë vit për shkak të përfshirjes së regjisorëve europianë, në të cilët përfshihen aktorë hollivudianë dhe yje të kinematografisë që flasin në gjuhën angleze.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.