Festivali i Animacionit Anibar shpalos programin për edicionin e 13-të NULL NULL 05.07.2022 12:14 05.07.2022 12:14 Festivali i Animacionit Anibar ka shpalosur programin për edicionin e 13-të të tij. Gjithsej do të jenë nëntë kategori, shtatë prej tyre garuese dhe më shumë se 200 filma të cilët do të shfaqen përgjatë javës së festivalit, përcjell Klankosova.tv. Organizatorët e festivalit përmes një njoftimi kanë bërë të ditur se cilat do të jenë kategoritë garuese për këtë edicion. “Gara Ndërkombëtare, Studentore, Ballkanike, e Filmit të Metrazhit të Gjatë, e Audiencës së re, e Videos Muzikore dhe gara për teë Drejtat e Njeriut. Këtë vit për herë të parë, programi më parë i njohur si “Kids and Teens” (programi për fëmijë dhe adoleshent) tani programi i “Audiencës së re”, do të jetë program në kategorinë garuese”, thuhet në njoftim. Tutje, bëhet e ditur se do të jenë gjithsej tri masterklasa dhe katër punëtori.