Festivali “Glastonbury” anulohet për shkak të koronavirusit NULL NULL 22.01.2021 13:55 22.01.2021 13:55 Glastonbury 2021 është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit. Organizatorët e festivalit Michael dhe Emily Eavis zbuluan lajmin në Twitter, transmeton Klan Kosova. Dyshja shkroi: “Me shumë keqardhje, ne duhet të njoftojmë se Glastonbury Festival i këtij viti nuk do të zhvillohet”. Deklarata vazhdoi: “Pavarësisht nga përpjekjet tona për të lëvizur ‘qiellin dhe tokën’, është bërë e qartë se ne thjesht nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë festivalin këtë vit. Na vjen shumë keq që ju dëshpëruam”. Festivali pritej të mbahej në qershor 2021. Glastonbury 2020 gjithashtu u anulua vitin e kaluar për shkak të shqetësimeve të koronavirusit. Ai përfshinte Taylor Swift, Kendrick Lamar, Paul McCartney, Diana Ross, Pet Shop Boys, Dua Lipa dhe Noel Gallagher ndër shumë të tjerë.