Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Festivali Botëror i Akuarelit në Tiranë

NULL NULL
10.08.2015 17:24

Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë, me synim promovimin e artistëve dhe të Shqipërisë në botë.

Puna për këtë aktivitet, që vjen nën nismën e piktorit Helidon Haliti,  njëkohësisht president i Shoqatës Ndërkombëtare të Akuarelistëve për Shqipërinë,  ka nisur prej disa muajsh.

Festivali e bën Shqipërinë të jetë në këtë mënyrë në vëmendjen e artistëve nga e gjithë bota.

Një komision i veçantë i ngritur për përzgjedhjen e punëve që do të prezantohen në festival ka shqyrtuar me qindra punë të paraqitura nga e gjithë bota, në teknikën e akuarelit.

Komisioni përbëhet nga personalitete të shquara të arteve pamore shqiptare dhe me karrierë 50 vjeçare, artistë me shumë tituj dhe çmime.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.