Festa e Vitit të Ri po vjen në terr për shumë familje në Kosovë NULL NULL 31.12.2025 19:28 31.12.2025 19:28 Festa e Vitit të Ri këtë vit po i gjen shumë familje në zona të ndryshme të Kosovës pa energji elektrike. Lexues të Klankosova.tv nga komuna e Suharekës, Drenasit, Gjilanit, Kamenicës e Lipjanit kanë kontaktuar redaksinë, duke treguar se mungesa e energjisë elektrike po ndikon në aktivitetet e tyre familjare për Vitin e Ri. Ata kanë shprehur shqetësimin për këtë periudhë, e cila sipas tyre ndër të tjera po ua vështirëson edhe përgatitjet e ushqimit për festë.