Festa e Abetares shënohet në Ferizaj NULL NULL 17.05.2015 14:45 17.05.2015 14:45 Nxënës të klasavetë para nga Ferizaj, Prishtina, Gjakova, Istogu, Kamenica dhe Kukësi janë tubuar të dielen në Ferizaj në manifestimin tashmë tradicional të njohursi "festa e abetares".Ky manifestim është organizuar nga MASHT-i dhe Drejtoria Komunale e Arsimit të Ferizajt, ndërsa përkon me kohën kur nxënësit e klasave të para përfundojnë mësimin e shkronjave. Të pranishmëve me këtë rast u është drejtuar kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, i cili në fjalën e tij ka thënë se kjo festë secilin e kthen në kohën kur kishim përfunduar së mësuari shkronjat dhe kur mendonim se tashmë ishim bërë të dijshëm e të mençur, prandaj i shikonim të tjerët më me krenari. “Ky besim fëmijëror ka një çmim të pamatur në jetën e pastajme, sepse kultivon vetëbesimin, ndjenën se ke filluar rrugëtimin për t’i takuar botës së dijes e të arritjeve, që e çojnë njerëzimin përpara. Kjo është një përvojë që e kemi kaluar të gjithë. Dhe nga kjo përvojë e dimë se po ta shohës jetën me sytë e një fëmijë 7 –vjeçar, përfundimi i abetares është fundi i një beteje, jo më pak të rëndësishme e sfiduese, se betejat që vijnë pastaj për t’i përballuar vështirësitë e jetës”, ka thënë kryetari Svarqa, duke theksuar edhe rolin shumë të rëndësishëm të mësuesve. “Së këndejmi, roli i mësuesve, është i jashtëzakonshëm: që t’u ofrojnë fëmijëve jo vetëm dije e detyra, por në radhë të parë, ngrohtësi, besim, edukatë dhe qëndrim dashamirës e mirëkuptues. Për më tepër Svarqa ka shtuar se të gjithëve na kujtohen mësueset apo mësuesit e parë”, u shpreh Svarqa. Ai me këtë rast tha se pushteti lokal, ashtu si edhe Qeveria e Kosovës, e kemi ndër prioritetet kryesore krijimin e kushteve sa më të mira për mësim e studim të fëmijëve e të rinjve tanë. Ndërkaq këshilltari i lartë i ministrit të arsimit, Osman Belushkaj, ka vlerësuar tejet lartë rolin e festës së abetares. Të pranishmit me një fjalë rasti i ka përshëndetur edhe përfaqësuesja nga qyteti i Kukësit Teuta Selmani. Ajo tha se ndihet mjaft mirë që gjendet në qytetin e Ferizajt, për të kremtuar të gjithë së bashku festën e abetares. Të pranishmit patën rastin që të ndjekin edhe një program të pasur kulturo-artistik. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.