Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fermeri në Ukrainë mbytë vampirin e njohur si Chupacabra (VIDEO)

NULL NULL
28.06.2016 09:06

Një fermer në Ukrainë ka deklaruar se ka mbytur një Chupacabra, krijesë e rrallë që thuhet se gjendet kryesisht në viset e Amerikës Latine, njofton Klan Kosova.

Chupacabra njihet si krijesë tepër e frikshme, ajo ushqehet kryesisht me kafshë të tjera, e sidomos me dhi.

Chupacabra është quajtur shpesh edhe vampir.

Shumë dëshmitarë, që thonë se e kanë parë një Chupacabra, raportojnë se i vije një erë e pakëndshme e fortë squfuri. Të tjerët thonë se krijesa nuk ka erë.

Disa thonë se lëkura është e ngjashme me një bretkosë, të tjerë thonë se ajo ka pamjen e lëkurës së njeriut të mbuluar me qime të hardhucës.

Se çfarë është në të vërtetë Chupacabra dhe nga e ka origjinën ky është një debat i madh.

Një teori thotë se është krijuar nga shkencëtarët e NASA-s, duke thënë se krijesa është një eksperiment i shkuar keq, ndërsa disa veterinarë në Amerikën Jugore besojnë se Chupacabra është një vampir i modifikuar gjenetikisht.

https://www.youtube.com/watch?v=l7rWXP8shdo

 klankosova.tv

lajme të ngjashme