‘’Ferma e Fluturave’’, e para në Shqipëri dhe në Ballkan NULL NULL 18.06.2025 15:07 18.06.2025 15:07 Në Shqipëri, për herë të parë është hapur “Ferma e Fluturave”. Ajo drejtohet nga Marko Prendi, një 26-vjeçar nga fshati Mjedë në Vaun e Dejës. Brenda kopshtit, rriten 1500 flutura. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, këtë fermë e ka quajtur sipërmarrje unike. “Marko Prendi, djaloshi 26 vjeçar nga fshati Mjedë, në Vaun e Dejës ka ngritur nje sipërmarrje unike, ‘’Fermën e Fluturave’’, e para e këtij lloji në Shqipëri dhe në Ballkan. I diplomuar për Biologji Mjedisi, ai nuk ka vendosur të largohet nga vendi, por ka ditur të kombinojë më së miri profesionin e tij me biznesin që ka hapur, duke rritur 1500 flutura brenda një kopshti përrallor, të cilin synon ta zhvillojë më tej si një destinacion modern për turizëm, edukim dhe kërkim shkencor”, ka shkruar Rama në Facebook, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Ndërsa numri i të vdekurve rritet në Kiev, Evropa beson se Rusia nuk do të ndalet vetëm te Ukraina 2 minuta më parë
Kosova “Shtek që mbesim veç t'u i ndreq kerret s'kemi” / Rruga Deçan-Pejë në gjendje të mjerueshme (VIDEO) 12 minuta më parë