“Ferma e boteve të Albin Kurtit” – kush qëndron prapa profileve “fake” që e lëvdojnë atë NULL NULL 21.01.2025 16:51 21.01.2025 16:51 Sonte në emisionin hulumtues “Kiks Kosova” në Klan Kosova nga ora 19:00 do të trajtohet tema “ferma e boteve të Albin Kurtit”. Në emision do të mund të mësoni se kush qëndron prapa profileve pro Kurtit që komentojnë në rrjete sociale, e të cilët i shajnë kundërshtarët. Do të trajtohet edhe mënyra se si funksionon kjo formë, sa kushton, sa lehtë blihen e cila është fjala identifikuese se ku duhet të shahet e ku të lëvdohet. Po ashtu, mund të mësoni se si Kurti po e zhvillon propagandën online e cilat janë metodat për këtë gjë. Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sonte në Kiks Kosova nga ora 19:00 në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.