Ferizaji e regjistron fitoren e parë, mposht Llapin NULL NULL 11.09.2022 17:13 11.09.2022 17:13 Ferizaji ka befasuar Llapin, duke e mposhtur me rezultat 2-1, në kuadë të javës së gjashtë në Superligën e Kosovës. Të parët në epërsi kanë kaluar vendasit me Astrit Fazliun, në minutën e 29’, derisa pak para se të përfundonte pjesa e parë ka shënuar edhe Ramush Ramadani. Në pjesën e dytë, Llapi e ngushtoi epërsinë me Ilir Krasniqin, në minutën e 73’, derisa më pas nuk dhuroi më gola kjo ndeshje, ku përfundoi me fitoren e vendasve, me rezultat 2-1. Ferizaj pas fitores kalon në vendin e gjashtë me gjashtë pikë, derisa Llapi në pozitën e nëntë me pesë pikë.