Ferizaj zbulon dizajnerin pas gjashtë dekadash (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 07.05.2023 20:30 nga Flamur Gajtani 07.05.2023 20:30 Si mural që identifikon qytetin, deri të shtunën ishte pa autor. Simboli i kamerierit që është i vendosur në një ndërtesë hoteli në Ferizaj, u gjet se u ndërtua nga 86 vjeçari Shukri Krasniqi, që kishte studiuar për dizajn profesional në Zagreb. Ai thotë se murali u punua në vitin 1961 dhe i erdhi si kërkesë nga një arkitekte maqedonase. Krejt dizajnin e kreu për 6 ditë, por lodhja nga puna u harrua kur më pas filloi presioni nga pushteti se pse e kishte ngjyrosur muralin me ngjyrat kombëtare. Nga përndjekja e policisë serbe ai nuk arriti të marrë as mëditjen për punën e bërë. Identifikimi i Krasniqit si autor u bë i mundur falë këmbëngulësisë së festivalit të muraleve. Ndonëse autorin s’e din, edhe ferizajasit janë mirënjohës për të. Krasniqi theksoi se modestia nuk e la të tregoj më herët për autorësinë e tij deri kur përmes miqve u kontaktua nga Mural Festi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë