Ferizaj: Vetura godet biçiklistin 62-vjeç, arrestohet një grua NULL NULL 02.08.2023 17:49 02.08.2023 17:49 Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Ferizaj, pas një aksidenti komunikacioni, ku të përfshirë janë një veturë dhe një biçikletë. Sipas policisë, nga hetimet e para dyshohet se drejtuesja e veturës B.S., duke mos e përshtatur shpejtësinë e ka goditur biçiklistin rreth 62 vjeç, të cili i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. “Për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. E dyshuara, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të tjera hetimore.