Ferizaj s’ndalet, e mposht edhe Trepçën ‘89 NULL NULL 11.03.2023 14:57 11.03.2023 14:57 Ferizaj ka vazhduar me formën fantastike në stinorin pranveror, duke e mposhtur sot Trepçën ’89, me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 25-të në Superligën e Kosovës. Golin e vetëm dhe të fitores për Ferizajin, e shënoi Mateo Panadiq, në minutën e 19’. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, mitrovicasit u munduan ta barazonin rezultatin, por pa arritur dot. Kështu Ferizaji, pas fitores kalon në vendin e shtatë me 27 pikë, pas 25 ndeshjeve, teksa Trepça ’89 në pozitën e tetë me një pikë më pak. /Klankosova.tv. .Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.