Ferizaj: Qytetarët të shqetësuar për sulmet dhe dëmet e përsëritura nga një person me probleme mendore (VIDEO) NULL NULL 19.02.2025 08:18 19.02.2025 08:18 Gazetarja korrespondente e Ferizajt, Qliresa Hasani Qytetarët e Ferizajt janë të shqetësuar për sigurinë e tyre, pasi një person i njohur me nofkën “Rambo” po shkakton probleme të vazhdueshme, si dëmtime të pronës dhe sulme fizike ndaj qytetarëve. Sipas raportimit të gazetares korrespondente Qliresa Hasani në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ai ka sulmuar fizikisht dy vajza të reja, ndërsa dëmet që ka shkaktuar në vetura dhe objekte janë të shumta. Megjithëse nuk është hera e parë që ai shkakton incidente, institucionet nuk kanë ndërmarrë ende masa për të parandaluar veprimet e tij të rrezikshme. Banorët kërkojnë reagim urgjent nga autoritetet për të shmangur eskalimin e situatës dhe për të garantuar sigurinë publike./Klankosova.tv. Ndiqni raportimin e plotë, në videon e mëposhtme: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova EULEX-it i vazhdohet mandati teknik, Osmani ia kërkon BE-së të gjitha dokumentet kur kishte mandat ekzekutiv 16/06/2025
Kosova Osmani uron Fazliun për medaljen botërore: Tregove shpirtin e vajzave tona që nuk ndalen kurrë 16/06/2025