Ferizaj prezanton trajnerin e ri NULL NULL 03.10.2025 14:00 03.10.2025 14:00 Ferizaj ka prezantuar trajnerin e vet të ri, Nevil Dede, përcjell Klankosova.tv. “FC Ferizaj njofton opinionin sportiv dhe të gjithë tifozët tanë se sot, në ambientet e klubit, është prezantuar trajneri i ri i skuadrës sonë, Nevil Dede”, thuhet në njoftimin e klubit. “Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive”. “Klubi i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në punën e tij me FC Ferizaj”.