Ferizaj në super formë, e diela sjell super derbi NULL NULL nga Emanuell Syla 11.03.2023 20:08 nga Emanuell Syla 11.03.2023 20:08 Nga pozita e fundit në të shtatën, jashtë rënies e barazhit. Ferizaj është duke shkëlqyer ndeshjeve të fundit, saktësisht në sezonin pranveror. Fitoren e fundit kjo skuadër e arriti të shtunën në Mitrovicë, duke mposhtur Trepçën ’89 0:1 me golin e Panadic. Në shtatë ndeshjet e fundit, ekipi që drejtohet nga kroati Andrej Panadic ka katër fitore, dy barazime e vetëm një humbje. Pas 25 ndeshjeve në Superligë, Ferizaj ka 27 pikë dhe është në vendin e shtatë në tabelë. Në kuadër të kësaj xhiroje, një përballje tjetër u zhvillua në Klinë. Otto John e Arber Shala shënuan nga një gol për Dukagjinin në fitoren 2 me 0 kundër Drenicës. Dukagjini është në vendin e pestë aktualisht, ndërsa Drenica në fund të tabelës. Të dielën zhvillohen tri ndeshje tjera: Drita – Gjilani, Llapi – Ballkani dhe Prishtina – Malisheva. Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 13:00 dhe transmetohen në Artmotion, kurse Drita – Gjilani edhe në Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 5 days