Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferizaj përballet me raste të përsëritura të individëve me probleme mendore (VIDEO)

NULL NULL
17.06.2025 08:19

Prej kohësh, qytetarët e Ferizajt janë përballur me sjelljet shqetësuese të një personi të njohur si “Rambo”, i cili, sipas raportimeve të vazhdueshme nga gazetarja Qliresa Hasani, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ai është bërë shpeshherë burim shqetësimi për banorët për shkak të sjelljeve të tij të paparashikueshme dhe dëmeve që ka shkaktuar në qytet.

Së fundmi, është identifikuar edhe një tjetër rast i ngjashëm.

Bëhet fjalë për një person me emrin Alban, i cili gjithashtu vuan nga çrregullime të shëndetit mendor dhe është i sistemuar në Qendrën për Shëndet Mendor në Shtime, përcjell Klankosova.tv.

Siç u raportua ky person po lëviz nëpër rrugët e qytetit, duke bërtitur dhe duke u sjellë në mënyrë të çrregullt, në disa raste edhe në gjendje të dehur.

Shqetësues mbetet edhe një tjetër pretendim serioz.

 Qytetarë të ndryshëm dyshohet se i kanë dhënë këtij personi medikamente të ndryshme, përfshirë edhe substanca si Viagra, me qëllim për ta shfrytëzuar në video për rrjetet sociale, raportoi tutje Hasani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Ndiqni detajet shtesë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.