Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ferizaj mbetet pa Plan të ri Zhvillimor

NULL NULL
18.09.2017 23:38

Kuvendi Komunal në Ferizaj ka dështuar që të miratojë planin e zhvillimit ekonomik për shtatë vitet e ardhshme, njofton Klan Kosova.

Faruk Guri, kryesuesi i Kuvendit të Ferizajt ka thënë që arsyeja e shtyerjes së miratimit të këtij plani është se Kuvendi nuk ka marrë asnjë shkresë prej ministrisë lidhur me këtë çështje.

“Ne si Kuvend i Komunës kemi vendosur që me propozimin tim që ky miratim i Planit Zhvillimor  të shtyhet deri të enjten”, ka thënë Guri në Kosova Direkt në Klan Kosova.

Ndërsa sipas Lulzim Aliut, nënkryetarit të PDK-së në Ferizaj, ky plan zhvillimor është “kaotik”.

“Ky është një plan zhvillimor  për të bërë kaosin urban dhe ne vazhdimisht kemi bërë vërejtje lidhur me këtë gjë”, ka thënë Aliu.

 

 

lajme të ngjashme