Ferizaj: Banorët lajmërojnë policinë pasi në lagje e shohin të dyshuarin për vrasjen e 18-vjeçares (VIDEO) NULL NULL 23.08.2021 23:36 23.08.2021 23:36 Banorët e lagjes ku dyshohet se u vra 18-vjeçarja në Ferizaj, e kanë telefonuar sonte policinë rreth orës 20:30 minuta, duke thënë se e kanë parë të dyshuarin Dardan Krivaqa të ulur shkallëve të oborrit të kësaj lagjeje. Policia ka ardhur me patrulla dhe njësitë e shtuara, por raportohet se ai kishte arritur që t’u ikte. Ndërtesat janë kontrolluar për ta kërkuar të dyshuarin, për të cilin banorët thanë se e ka ndryshuar pamjen duke i prerë flokët dhe se ka tentuar që të fshihet me një bluzë me kapele që t’i evitohet banorëve të kësaj lagjeje. Klikoni në videon e mëposhtme për ta parë raportimin e gazetarit Agan Hajdarhoxha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 4 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 7 orë më parë