Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

I riu kapet me drogë në Ferizaj, Policia ia bastis shtëpinë dhe gjen armë

NULL NULL
08.07.2025 08:15

Policia në Ferizaj gjatë ditës së djeshme rreth orës 02:00 pas mesnate ka arrestuar nje person të moshës 22 vjeçare.

Bëhet fjalë për P.R të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

Sipas njoftimit të policisë,  hetimet paraprake kishin siguruar një fotografi ku dyshohej se posedonte edhe armë zjarri.

Si rezultat, është ushtruar urdhër kontroll  në fshatin Pleshinë, ku janë sekuestruar, një pushkë e gjatë përsëritëse me  26 fishekë, një  pushkë gjuetie e punuar dhe 12 fishekë.

Pas verifikimeve është konstatuar se armët i përkasin personit I. R.,47 vjeç për të cilat posedonte leje të skaduar.

Me urdhër të prokurorit të shtet është iniciuar rast penal për veprën “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa të dyshuarit pasi janë intervistuar, janë liruar në procedurë të rregullt.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.