Ferizaj: 74-vjeçari vdes në rrugë, policia jep detaje NULL NULL 26.06.2025 11:56 26.06.2025 11:56 Fotografi ilustruese për Policinë e Kosovës. Një burrë i moshuar ka humbur jetën sot në Ferizaj. Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. “Viktima dyshohet se ka humbur ndjenjat. Vdekjen e tij e kanë konfirmuar mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes”, u shpreh Veseli. Sipas Veselit viktima ka vdekur në kryqëzimin e rrugëve “Hamëz Jashari” dhe “Faik Goga”. Viktima mësohet se është i moshës 74-vjeçare. Dyshohet për një person të vdekur në Ferizaj *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci, Kurtit: Ngulmi me Haxhiun s’është më bindje politike – është kapriçio personale 6 orë më parë