Ferguson mposht Lee – ndeshja e radhës Ferguson vs. McGregor (VIDEO) NULL NULL 08.10.2017 10:31 08.10.2017 10:31 Luftëtari sensacional Tony Ferguson ka mposhtur talentin e madh të arteve marciale, Kevin Lee, në meçin e mbrëmshëm në UFC për t’u bërë “kampion i përhoshëm” në kategorinë e peshave të lehta, pasi kampion është Conor McGregor por që ka munguar prej kohësh për shkak të angazhimit të tij në boks, njofton Klan Kosova. Ferguson, i njohur me nofkën “El cucuy”, ka mposhtur Lee-në në minutën e pestë të raundit të tretë. Ndeshja, ashtu siç ishte pritur, ka qenë e jashtëzakonshme me të dy luftëtarët të gatshëm për luftë, ashtu si patën premtuar, por në fund Ferguson me një “triangle choke” e ka bërë Lee-në të dorëzohet. Pas meçit Ferguson e ka thirrur McGregor dhe i ka kërkuar të luftojë për të bërë unifikimin e titujve. Një ndeshje mes këtyre të dyve duhet të ndodhë, ka thënë edhe drejtori i UFC, Dana White. klankosova.tv