Ferat Shala i thotë Armend Mujës: Bekim Haxhiu ta solli picën dhe të nxori nga burgu NULL NULL 26.04.2023 12:40 26.04.2023 12:40 Deputeti nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se Bekim Haxhiu i ka dërguar picë Armend Mujës së VV-së në stacionin policor dhe e ka nxjerrë nga burgu. Kështu ka thënë Shala në foltoren e Kuvendit, pas fjalimit ku Muja tha se vajza e Shalës punon në KOSTT, njofton Klan Kosova. “Kam nevojë të replikojë me Bekim Haxhiun, që kur është arrestuar për korrupsion, që ta ka pru picën në stacion të Policisë dhe të ka nxjerrë prej burgut, për korrupsion. “Bekimi ka faj që ta ka pru picën dhe të ka nxjerrë prej burgu për korrupsion dhe me Bekimin kam punë”, tha Shala. Ky reagimi i Shalës erdhi pasi Muja i tha Shalës se vajza e tij punon në KOSTT dhe djali në KRPP. “Këto të dhënë për KRPP, normalisht i marrim nga djali i Ferat Shalës, që punon në KRPP, të dhënat mbi bilancin e energjisë i marrim nga vajza e Ferat Shalës që punon në KOSTT”, ka thënë Muja. klankosova.tv