Fenomeni televiziv në Turqi, “Doktori i mrekullive” hit edhe në Kosovë! NULL NULL 08.04.2020 13:35 08.04.2020 13:35 “Doktori i mrekullive”, lider i pakontestueshëm për shikueshmëri në Turqi, brenda ditëve arriti audiencë tepër të gjerë edhe në Kosovë, në kanalin Klan Kosova. Për vetëm 7 ditë transmetim, në terminet nga e hëna në të premten, në orën 19:00, “Doktori i mrekullive” është është bërë ndër programet më të shikuara në vend, i përcjellë me shumë reagime pozitive edhe në mediat sociale, gjithandej. Çdo ditë e më tepër familjet në vend bëhen bashkë për t’i kuptuar sfidat e radhës të Ali Vefa-së, të cilat nuk janë të pakta, por që në çdo episod japin porosi të rëndësishme për jetën – se pavarësisht sfidave, gjithmonë është një rrugëdalje. “Doktori i mrekullive” është një nga prodhimet e reja dhe më cilësore televizive në ekranet turke, i cili po vazhdon me premiera atje. Për një kohë të shkurtër arriti të thyejë rekorde shikueshmërie, jo vetëm me dramë të dashurisë, por me një histori tejet njerëzore e të bazuar në një ngjarje të vërtetë. Rrugëtimi i vështirë i Ali Vefa-së, i cili është autik por që njëkohësisht ka dhe sindromin “savant”, që bën që kujtesa e tij të jetë perfekte. Kjo dhe pasioni që ka për kirurgjinë bëjnë që ai të bëjë mrekullira në sallën e operacionit. Që në fëmijëri ishte viktimë e bullizmit e madje edhe u braktis nga familja e tij, pas vdekjes së vëllait. Kjo histori ka prekur të gjithë ata që e kanë shikuar të paktën një episod, duke i bërë që të mos e ndërprejnë më kurrë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 3 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 6 orë më parë