Femrat më të prirura për biseksualizëm se meshkujt NULL NULL 14.10.2015 13:15 14.10.2015 13:15 Gratë janë tri herë më të pritura se meshkujt që të kenë orientim seksual “biseksual” për shkak se ato janë më fleksibile në seksualitetin e tyre, thonë studimet e reja. Përderisa shumica e meshkujve janë të bindur se ose janë 100% homoseksualë apo heteroseksualë, gratë janë shumë më fluide sa i përket qasjes së një lidhjeje, bazuar në atë se me kë takohen. Sidoqoftë studiuesit amerikanë kanë zbuluar se gratë të cilat i shmangen mëmësisë së hershme, janë fizikisht atraktive dhe kanë nivel të lartë të shkollimit, nuk i parpalëlqejnë lidhjet homoseksuale për shkak se kanë më shumë shanset për të pasur lidhje romantike me dikë të seksit të kundërt. Studimi thotë se shanset për lidhje romantike e influencojnë identitetin seksual të një gruaje – por kjo s’vlen e njëjta edhe për meshkujt. “Kjo nënkupton se seksualiteti i grave mund të jetë më fleksibil dhe i adaptueshëm se ai i meshkujve”, ka thënë autorja e studimit doktoresha Elizabeth McClintock, një profesoreshë sociologjie në Universitetin Notre Dame në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Telegraph, transmeton Klan Kosova. “Femrat të cilat janë të suksesshme në partneritetin me meshkujt, siç edhe pritet tradicionalisht, mund të mos kenë dëshirë kurrë që të eksperimentojnë me femra”. Ajo po ashtu thotë se femrat janë të pritura 3 herë më shumë se meshkujt që ta ndërrojnë orientimin seksual në mes moshës 22 dhe 28 vjecare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025