Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët të varur nga teknologjia

NULL NULL
21.05.2015 14:00
Fëmijët, gjithmonë e më shumë po fitojnë varësi nga teknologjia e më shumë nga kompjuteri.

Prindërit e kanë pothuajse të pamundur të kenë gjithçka nën kontroll. Qëndrimi ulur para ekranit të kompjuterit streson syrin e fëmijës, pasi kompjuteri detyron syrin të fokusohet dhe tendoset me tepër se në çdo detyrë tjetër. Ky fakt mund ta vendosë fëmijën në një rrezik më të lartë, krahasuar me adultët për zhvillimin e simptomave të sindromës kompjuterike.

Për të eleminuar këtë rrezik, ndiqni disa rekomandime:

Kufizoni numrin e orëve që fëmija kalon para kompjuterit. Inkurajoni fëmijët të bëjnë 20 sekonda pushim për çdo 20 minuta për të minimizuar zhvillimin e problemeve të përqendrimit dhe irritimin e syrit.

Mbani nën kontroll shikimin e fëmijës. Çdo 6 muaj fëmijët duhet t’i nënshtrohen ekzaminimit të syrit, duke përfshirë shikimin e afërt (gjatë leximit ose përdorimit të kompjuterit) dhe shikimin e largët.

Kontrolloni mënyrën e qëndrimit të fëmijës para kompjuterit. Për fëmijët e vegjël sigurohuni që ata të jenë pozicionuar drejt dhe monitori të ketë një distancë prej 18-28 inch larg syrit të fëmijës.

Kontrolloni dritën! Për të reduktuar vezullimin e fortë, dritaret ose burime të tjera të dritës nuk duhet të jenë vizualisht të dukshme gjatë qëndrimit para monitorit. Reduktoni sasinë e dritës në dhomë.

Tw keni parasysh këshillën kryesore të mjekëve, që është kufizimi i orëve të qëndrimit para kompjuterit dhe ekzaminimi i rregullt i syve të fëmijës.

Kërkoni herë pas here rekomandimin e mjekëve specialistë.

lajme të ngjashme