Fëmijët që pëngjajnë me prindërit e tyre të famshëm NULL NULL 08.08.2015 19:00 08.08.2015 19:00 Kur bëhet fjalë për gjenet e mira, këta fëmijë e kanë fituar llotarinë. Hidhini një sy disa fëmijëve të fytyrave publike, të cilët janë rritur dhe duken si familjarët e tyre të famshëm. Bella Hadid dhe Yolanda Foster Bella Hadid dhe nëna e saj 51 vjeçare Yolanda Foster, e kanë kombinuar ngjyrën e bikineve dhe janë fotografuar buzë pishinës duke shijuar rrezet e diellit të Kalifornias. Gordon Ramsey dhe i biri Jack Scott Ramsay Duket që shefi i famshëm i kuzhinës Gordon Ramsay ka konkurencë. “Dikush po mundohet të më arrijë”, ka shkruar 45 vjeçari në Instagram për fotografinë ku shihet me djalin e tij 15 vjeçar. Të dytë i kanë vënë në pah muskujt e tyre. Kathie Lee Gifford dhe vajza e saj Cassidy Gifford Siç duket talenti dhe bukuria po trashëgohen në familjen Gifford! Prezantuesja televizive Kathie Lee Gifford është fotografuar gjatë shoqërimit të vajzës së saj bukuroshe Cassidy Gifford në premierën e filmit “The Gallows” në Los Angeles. Johny Depp dhe djali i tij Jack Copy-Paste! Djali i madh i aktorit Johny Depp, Jack, sa më shumë që rritet, aq më shumë i ngjan babait të tij të famshëm. 13 vjeçari i lezetshëm i ka buzëqeshur kamerave para se të merrte pjesë në sfilatën e modës së Chanel, ku motra e tij e madhe Lily-Rose dhe e ëma kanë sfiluar si pjesë e Paris Fashion Week në Francë, me 7 Korrik, 2015. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Fansat mendojnë se Taylor Swift doli në publik me Travis Kelce për të shkëputur vëmendjen nga divorci i Sophie Turner 26/09/2023
Ndërkombëtar Heidi Montag thotë se ajo pothuajse vdiq pas kreu 10 operacione plastike në të njëjtën kohë 20/09/2023