Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fëmijët që duken si pleq

NULL NULL
02.02.2016 14:02

Një vëlla e motër nga India vuajnë një sëmundje e rrallë që i bënë të duken sikur janë pleq – njëjtë sikurse në filmin  Curios Case of Benjamin Button që luhet nga Brad Pitt.

Keshav Kumar është 18 muajsh kurse motra e tij Anjali Kumar, shtatë vjeç, mirëpo nëse i shikon ata kanë lëkurë me rrudha dhe duken sikurse pleq.

Rasti i fëmijëve Kumar ngjall shumë kuriozitet dhe gjithmonë u vihen pas sytë kurreshtarë të kalimtarëve, transmeotn Klan Kosova.

Ata ëndërrojnë që të duken sikurse të gjithë moshtarët e tyre – mirëpo mjekët thonë se sëmundja e tyre nuk ka shërim.

E vogla Anjali tregon se ajo ngacmohet shumë nga shokët e shoqet e klasës për shkak të pamjes që ka.

“E di që jam ndryshe nga moshatarët e mi. Unë kam një fytyrë, trup dhe gjithçka ndryshe nga të tjerët”.

“Njerëzit gjithmonë më shikojnë dhe më thonë komente të këqija”.

“Fëmijët në shkollë më quajnë si gjyshe, grua e vjetër e majmun e kjo gjë më pengon shumë. Unë dëshiroj që të më trajtojnë si një fëmijë normal dhe dua që të pranohem për atë që jam”.

“Unë me të vërtetë dëshiroj që të dukem aq e bukur sa motra ime. Prindërit e mi shpresojnë që do të bëhem mirë, por kjo gjë më bën të ndihem keq se familja ime vuan dhe ndihen të turpëruar për shkak meje”.

Këta fëmijë vuajnë nga një sëmundje e quajtur Cutis Laxa, për të cilën mjekët thonë që është e pashërueshme.

femijet3

femijet2

lajme të ngjashme