Fëmijët e preferuar të mamasë vuajnë më vonë nga depresioni NULL NULL 10.11.2015 21:10 10.11.2015 21:10 Fëmijët, të cilët shihen si të preferuarit e mamasë së tyre, kanë më shumë gjasa që të vuajnë nga depresioni kur rriten. Kështu thuhet në një studim të Universitetit Purdue në Indiana, SHBA. Profesoresha Jill Suitor, drejtuese e studimit, thotë: “Ka kosto për atë që mendohet se janë më pranë emocionalisht me mamatë e tyre. Këta fëmijë kanë më shumë shanse të shfaqin simptoma depresive”. Akademikët kanë studiuar të dhënat e 725 personave, me një moshë mesatare prej 49 vjeç. Shkencëtarët kanë zbulur se ata që mendonin se ishin më pranë mamave të tyre, ishin më pak miqësorë me fëmijët e tjerë. Një studim i mëparshëm nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar se 65 përqind e nënave dhe 70 përqind e baballarëve kanë preferencë të veçantë për një fëmijë të tyre, në krahasim me fëmijët e tjerë./ Mapo.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025