Fëmijët e komunitetit RAE kërkojnë të drejta në ditën e tyre NULL NULL 01.06.2016 12:02 01.06.2016 12:02 Me marshin protestues të fëmijëve dhe komunitetit RAE ka nisur aktivitetet për shënimin e Ditës së Fëmijëve “1 qershorit”. Fëmijët me këtë rast kërkuan më shumë të drejta në arsimim dhe gjithëpërfshirje në edukim. Muzeu i Kosovës ka mbledhur fëmijët në sheshin “Ibrahim Rugova” të cilët bënin gjurmime të improvizuara arkeologjike. Ndërsa në sallën e kuvendit të Kosovës kryetari Kadri Veseli priti fëmijët ku është mbajtur një seancë e improvizuar. Me këtë rast Veseli tha se duhet të punohet më shumë për të drejtat e fëmijëve. Ndërkaq komuna e Prishtinës ka nisur aktivitetin “Prishtina lexon”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi Lidhja e Bizneseve kërkon sërish pezullimin e vendimit të ZRrE-së: Dëmton rëndë prodhuesit vendorë 2 orë më parë