Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Fëmijët asnjëherë s’kanë kërkuar babin”, familja e Ukellës të lehtësuar pas vendimit të Apelit (VIDEO)

NULL NULL
10.06.2025 09:20

Familja e Gjylejta Ukellës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi, është ndjerë e lehtësuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e dënoi këtë të fundit me burgim të përjetshëm.

Shpat Ukella, vëllai i viktimës, në emisionin “Ora 7”në Klan Kosova, ka thënë se dënimi është një hap drejt drejtësisë dhe se ky vendim ua ka zbutur sadopak dhimbjen.

“Na është lehtësuar dhimbja si familje. Gjykata e Apelit tregoi se nuk ka falje për vrasësit e grave. Uroj që asnjë familje të mos përjetojë një dhimbje të tillë, sepse pasojat janë të rënda”, tha Ukella.

Ai gjithashtu falënderoi Gjykatën Themelore në Pejë, prokuroren dhe avokaten për, siç u shpreh, “punën e jashtëzakonshme” në trajtimin e këtij rasti.

“Ka kaluar një vit e një muaj, dhe fëmijët asnjëherë nuk kanë kërkuar babin, vetëm nënën. Kjo tregon shumë”,  tha tutje Ukella, transmeton Klankosova.tv.

Ndiqni rrëfimin e plotë, në videon vijuese:

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.