“Fëmija m’kanë shti me kajtë, s’kam pasë pare”, punëtorët teknikë pa paga (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 24.11.2024 11:51 nga Arbreshë Uka 24.11.2024 11:51 Mbeturinat kanë zënë vend kudo në shkollën fillore “Pjetër Bogdani” në Prishtinë. E, nxënësit janë ata që së paku po e bëjnë hedhjen e bërllokut nga shportat e klasës, transmeton klankosova.tv. Krejt kjo situatë vjen si shkak i grevës që e kanë nisur të mërkurën 7 punëtorë teknikë për higjienë në këtë shkollë, e të cilët i përkasin sektorit privat. Kryepunëtori, Fazli Idrizi thotë se nuk e kanë marrë as pagën e tetorit dhe të dhjetë ditëve të fundit të shtatorit, teksa tregon që operatori ekonomik që ua ka mbetur borxh të njëjtit i ka skaduar kontrata me komunën me 10 nëntor dhe se nuk ju përgjigjet në thirrjet e tyre, ashtu sikurse edhe komuna. Në mesin e këtyre 7 punonjësve janë edhe dy çifte bashkëshortore, ku siç thanë ata gjendje e tyre është e rënduar si kurrë më parë e me një mirëqenie të dobët. Madje këta shprehën se po shiten sikurse kafshët nga një kompani në tjetrën, teksa nën lot thonë nuk kanë ndonjë monedhë për fëmijët e tyre në shkollë. E, kryepunëtori Idrizi tregon se tashmë ka mbetur në terr e pa rrymë, meqë sipas tij nuk me çka ta paguajë këtë obligim. Ju flet Prishtina e ka adresuar këtë problem tek komuna përfshirë edhe drejtorinë e arsimit e të cilët janë përgjigjur shkurtë se do ta zgjedhin shpejtë këtë problem. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Samiti i NATO-s në Tiranë, Hoxhaj: Shans historik që Kosova të anëtarësohet nën udhëheqjen e Trumpit 12 orë më parë
Kosova Ajvazi: Të fundosen me vetëdije qindra biznese prodhuese, a është ky qëllimi i vërtetë? 15 orë më parë
Kosova Sonte në Rubikon: Enver Hoxhaj sjell pikëpamjet mbi zhvillimet më të rëndësishme politike 17 orë më parë