Fejohet ylli i “Twilight”, Taylor Lautner NULL NULL 15.11.2021 16:06 15.11.2021 16:06 Aktori i njohur hollivudian, Taylor Lautner dhe e dashura e tij, Tay Dome, janë fejuar. Çifti ndau imazhe të një propozimi romantik për martesë në faqet e tyre në Instagram. Aty shihen të rrethuar nga petale trëndafili dhe qirinj. Ylli i “Twilight” është fotografuar i veshur me një kostum ndërsa në një gju mban një kuti unaze dhe shikon lart nga Dome. “11.11.2021. Dhe ashtu, të gjitha dëshirat e mia u realizuan”, ka shkruar 29-vjeçari nw Instagram. Çifti doli publikisht me lidhjen e tyre në vitin 2018, kur Lautner ndau imazhe të dyshes të veshur për Halloween në faqen e tij në Instagram.