Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Federata e Karatesë dyshon se kryeministri Kurti ndikoi për shuarjen e saj (VIDEO)

NULL NULL
nga Donjeta Murselaj 11.10.2023 20:12
Albin Kurti

Sinjalin se do të mbesin pa licencë, karateistët e kishin marrë më 4 korrik, gjatë Kuvendit të Jashtëzakonshëm Zgjedhor.

Sekretari i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, në një intervistë për emisionin KIKS Kosova deklaroi se kishte qenë zyrtarja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, Afërdita Fazlija, e cila i kishte paralajmëruar për një vendim të tillë.

Sipas tij, Fazlija kishte tentuar që t’i ndërpriste punimet e këtij Kuvendi, me pretendimin se ka një vendim nga Ministria, duke i kërcënuar se do t’u pezullohet licenca.

Sekretari i karateistëve e kundërshton interpretimin që zyrtarja e Ministrisë ia kishte bërë Statutit të kësaj federate dhe mohon shkeljet të cilat pretendohen në raportin e saj dërguar në ministri, mbi monitorimin e këtij Kuvendi.

Pas Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor, Gashi thotë se kanë pasur tri takime me ministrin e Sportit, Hajrulla Çekun, për të cilin thotë se ka qenë i mirëinformuar se një vendim për pezullim të licencës do të përbënte ndërhyrje dhe shkelje ligjore.

E për habinë e tyre, ministri megjithatë nënshkroi vendimin për t’ua pezulluar licencën. Gashi pretendon se ky vendim, për të cilin thotë se është pa bazë ligjore, ka tendenca të ndërhyrjes, duke e implikuar edhe Luan Dalipin, shefin e Kabinetit të Kryeministrit.

Përveç joligjor, Gashi pohon se vendimi është edhe kontradiktor, e si i tillë thotë që nuk mund të zbatohet.

Për më tepër, ai akuzon Komisionin Vlerësues për Licencimin e Federatave Sportive se ka licencuar pa kritere disa klube, derisa ka neglizhuar licencimin e disa klubeve të tjera të cilat kanë përmbushur kriteret.

Kjo sipas tij, është bërë për ta favorizuar ish-kryetarin, Avni Gashi.

Pezullimi i licencës kolapsoi financat e Federatës, e cila është zhytur në borxhe, sepse pas vendimit të ministrisë, sponsorët u tërhoqën.

Për Kampionatin Ballkanik, kjo federatë huazoi rreth 16 mijë euro nga kryetari i ri, Besart Baruti e 30 mijë të tjera i morën borxh për Kampionatin në Hungari i cili do të mbahet gjatë këtij muaji. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.