Federata e Basketbollit organizon edhe një ngjarje të rëndësishme NULL NULL nga Jon Ajeti 09.06.2021 17:52 nga Jon Ajeti 09.06.2021 17:52 Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), e ka fituar të drejtën për organizimin e FIBA U16 European Challengers, që do të zhvillohet në Prishtinë prej 16 deri më 21 gusht 2021. Këtë vendim e ka marrë Bordi i FIBA Evropës. Në këtë kampionat, Grupi E që do të luhet në Prishtinë do të marrin pjesë gjashtë (6) shtete: Kosova, Luksemburgu, Shqipëria, Gjibraltari, Moldavia dhe Malta. Gara do të organizohet në formë të “Fluskës”, duke e respektuar Protokollin e FIBA-s për COVID-19 dhe masat në fuqi të shtetit të Kosovës. FIBA ia kishte besuar FBK-së organizimin e FIBA U16 Kampionatit Evropian, Divizioni C në Prishtinë, i cili ishte paraparë të organizohet në vitin 2020, por që për shkak të përhapjes së pandemisë, FIBA i pati anuluar të gjitha FIBA Kampionatet Evropiane prej U16 deri në U20, në të gjitha Divizionet dhe në të dyja konkurrencat. Kjo është hera e tretë që FIBA ia beson organizimin e një ngjarje të tillë, FBK-së por në dy vitet e mëparshme me format tjetër, pra të Kampionatit. Në vitin 2018, Kosova ka qenë organizatore e FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, kurse më 2019 ishte organizatore e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B – Femrat në Prishtinë.