Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fede Valverde flet për vështirësitë pas humbjes në derbi

NULL NULL
29.09.2025 19:40

Mesfushori uruguajan i Real Madridit, Fede Valverde ka treguar disa prapaskena të situatës së vështirë te kampi Madrilen, në prag të duelit të dytë këtë sezon në Champipns, pas humbjes së pësuar në derbin ndaj Atletico Madridit.

Los Blancos u mposhtën 5-2, në Wanda Metropolitano, çka ishte një nga netët më të vështira në këto vitet e fundit, transmeton klankosova.tv.

Për këtë, Valverde ka thënë, që atmosfera në grup ka qenë dëshpëruese, pas kësaj disfate.

“Këto kanë qenë dy ditë shumë të vështira sepse kemi ndjerë zhgënjim të madh për shkak të humbjes. Ishte një goditje e dhimbshme. Folëm shumë, që kur kam ardhur në Madrid, kjo ka ndodhur rrallë”, u shpreh Valverde.

Kujtojmë që Real Madridi do të jetë mysafire në sfidën ndaj Kairat Almaty në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve.

lajme të ngjashme