FC Feronikeli bën homazhe pranë shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovcit NULL NULL 22.09.2020 16:39 22.09.2020 16:39 Skuadra e Feronikelit gjatë ditës së sotme në mënyrë të organizuar ka bërë homazhe pranë shtatores së Fehmi e Xhevë Lladrovict, duke i nderuar për përvjetorin e tyre të 22-të. “Vepra e dëshmorëve të rënë për liri nuk duhet harruar asnjëherë”, shkruan KF Feronikeli në Facebook. Veprën e dy heronjve e ka përkujtuar edhe presidenti i këtij klubi, Naser Ramaj. “Heronjë të tillë si Fehmi e Xhevë Lladrovci janë ata që flijuan jetët për liri dhe meritojnë çdo respekt nga ne. Janë të rënët ata që ndërtuan themelet e Kosovës së lirë. Lavdi për Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe për të gjithë heronjët e luftës”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Sonte në Rubikon, Vlora Çitaku - flet për bllokadën politike, aktgjykimin e Kushtetueses dhe zgjidhjet e PDK-së 01/07/2025